47 vepra penale dhe 4 persona nën hetim - Raporti i Prokurorisë për krimet zgjedhore

exit.al 20 Maj 2021, 17:11

Prokuroritë e vendit kanë regjistruar procedimin penal për 47 vepra penale në lidhje me zgjedhjet.

Ndër to 6 prej tyre me 4 persona në hetim, prej të cilave 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK, 1 është pushuar, 1 u pezullua dhe 1 procedim me 1 të pandehur u dërgua për gjykim.

Në proces verifikimi janë 41 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve.

Ndërsa, në SPAK janë dërguar 24 njoftime, për 20 prej tyre po ndiqen penalisht 11 persona.

Për 4 prej 11 të dënuarve prokuroria ka kërkuar dënim me burg.

Në periudhën zgjedhore dhe post zgjedhore, në prokurori kanë ardhur 142 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave: 84 kallëzime nga subjekte politike, 21 kallëzime nga policia gjyqësore dhe  37 kallëzime nga SPAK.