Vazhdon infektimi i mjekëve me koronavirus, 9 në 24 orët e fundit

exit.al 11 Qershor 2020, 12:07

9 mjekë e infermierë të infektuar me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit. Në raportimin e përditshëm, ISHP nuk dha të dhëna për mjekët e infektuar.

Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i personelit shëndetësor të infektuar.

Një ditë më parë, 3 punonjës të Fondit të Sigurimit të Barnave dhe 3 punonjës të recepsionit të urgjencës në Spitalin "Nënë Tereza" u raportuan si të infektuar.

Ndërkohë në pavionin e Hematologjisë, 7 staf mjekësor janë infektuar, duke çuar në mbylljen e plotë të pavionit.

Sot, 11 qershor, Shqipëria shënoi rekordin e ri të të infektuarve ditorë: 44 pacientë të rinj.

Shpërndaje te miqtë