4,237 të infektuar dhe 127 viktima gjatë gushtit

exit.al 31 Gusht 2020, 17:07

4,237 të infektuar dhe 127 viktima janë rregjistruar gjatë muajit gusht në vend.

Ndërkohë numri i të shëruarve gjatë këtij muaji ka shkuar në 2,260.

Dita më me shumë të infektuar ka qënë 24 gushti  ku u rregjistruan 178 të infektuar, ndërkohë që ditët më me shumë viktima janë 3 gusht, 5 gusht, 6 gusht, 9 gusht, 14 gusht, 15 gusht,  ku janë rregjistruar 6 për secilën.

Dita më më pak të infektuar është rregjistruar më 29 gusht ku janë rregjistruar 88 të infektuar ndërsa dita me më pak viktima janë 7 gusht dhe 10 gusht ku është rregjistraur vetëm 1 për secilën.

Dita më me shumë të shëruar është 27 gushti ku janë shëruar 158 pacientë ndërsa dita me më pak të shëruar është me 1 gusht ku janë shëruar 9 pacientë.

Totali i të infektuarve në Shqipëri është 9 513 të infektuar dhe 284 viktima. Ndërkohë janë shëruar  5 214 pacientë.

Shpërndaje te miqtë