4 të infektuar të rinj me Covid-19 në Delvinë

exit.al 26 Qershor 2020, 09:25

Katër pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Delvinë në 24 orët e fundit.

Tre prej tyre janë anëtarë të një familjeje dhe i katërti është fqinji i tyre. Të infektuarit morën pjesë në një ceremoni mortore bashkë me të infektuarin e parë në Derlvinë, një 64-vjeçar.

Deri tani në Delvinë ka 10 të infektuar aktivë.

Shpërndaje te miqtë