3 viktima dhe 316 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

exit.al 28 Janar 2021, 15:27

316 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.652 personave të testuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se tre pacientë me Covid kanë humbur jetën. 

Po ashtu, 195 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 51.713.

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar  59.304 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1.482 kanë humbur jetën, ndërsa 6.109 janë ende të infektuar.

Shpërndaje te miqtë