2840 shqiptarë kanë kërkuar azil në Britani në 3 muajt e 2021

exit.al 28 Maj 2021, 12:08

2840 shqiptarë kërkuan zyrtarisht azil në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 3 muajve të parë të vitit 2021.

Për këtë periudhë, shqiptarët ishin të dytët për nga numri i azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar— të parët ishin iranianët me 3523 kërkesa, ndërsa në vend të tretë, pas nesh, ishin shtetasit e Eritresë me 2373 kërkesa.

Krahasuar me 3 mujorin e parë të një viti më parë, numri i azilkërkuesve shqiptarë u ul me 657 kërkesa.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti britanik i Statistikave, për personat e kthyer pas nga Britania në Shqipëri:

1222 shqiptarë të hyrë ilegalisht nga porti u kthyen nga Britani, në 2020. Vendi jonë u rendit i dyti pas Brazilit me 1245.

Ndërsa 561 shqiptarë në proces azili u kthyen në 2020, 238 prej të cilëve u kthyen në mënyrë vullnetare, të tjerët më detyrim.