Basha i kërkon ministrit gjerman Roth të ngrejnë zërin për vjedhjen e votave

exit.al 28 Maj 2021, 11:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi ministrit gjerman për Evropën të "denoncoj masakrën zgjedhore të 25 prillit, para se të jetë vonë". Në një dalje për median pas takimit me ministrin Roth, të premten, Basha u shpreh se:

"I kam kërkuar ministrit të denoncojnë masakrën e 25 prillit, para se të jetë vone, që të mos lejojnë që Shqipëria të jetë e mbushur me kriminelë në Kuvend, e drogë".

Basha u shpreh i bindur se e vetmja mundësi që vendi të ecë përpara është rruga drejt integrimit evropian. Por ai u shpreh se vendi nuk i ka plotësuar kushtet dhe ka mbetur në 'vend numëro', për 8 vite:

"Për fat të keq edhe nga raportet, Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE, të cilat janë rënduar më shumë nga zgjedhjet e 25 prillit".