22% e maturanteve marrin 10 në provimin e gjuhës së huaj

exit.al 20 Qershor 2020, 20:35

22 përqind e maturantëve në vend kanë marrë notën 10 dhe 4 për qind kanë mbetur, në testin e gjuhës së huaj. Ky ishte testi i parë për maturantët, i cili u zhvillua më 8 qershor.

Në testim morrën pjesë rreth 31 mijë maturantë. Për shkak të një periudhe të gjatë të bërjes së mësimit online, tezat e provime u hartuan vetëm me pyetje nga orët e mësimit të bëra në klasë.

Më 18 qershor ishte provimi i fundit i maturës.