205 formularë e 148 pasuri nën sekuestro nga OFL që prej krijimit

exit.al 2 Shtator 2020, 17:30

Që prej fillimit të punës së Operacionit Forca e Ligjit janë dërguar 205 formularë për vetdeklarimin e pasurisë.

Kërkesa e parë është dërguar në shkurt të këtij viti drejt Altin Hajrit, banues në Shkozet, i shpallur në kërkim si i përfshirë në rrëmbimin dhe dhunimin deri në vdekje të 49-vjeçarit Jan Prenga.

48 nga 148 pasuri të vendosura nën sekuestro nga Operacioni Forca e Ligjit, janë konsideruar  si të marra në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë Për 72 pasuri është kërkuar vendosja e sukuestros nga Gjykata e Posaçme, pasi SPAK i ka konsideruar të ligjshme.

Shpërndaje te miqtë