2 viktima dhe 8 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

exit.al 8 Korrik 2021, 15:41

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të enjten se në Kosovë në 24 orët e fundit ka patur 2 viktima nga COVID-19.

Viktimat janë nga komunat Gjilan dhe Pejë.

Ndërkohë, nga testimi i  1 721 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 8 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 7 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në  105 412 raste.

Mbeten  151 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 830 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 264 pacientë kanë humbur jetën.

Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 60 759  qytetarë, ndërkohë që 243 428  të tjerë kanë marr të paktën një dozë.