2 viktima dhe 234 të infektuar me Covid në Kosovë

exit.al 9 Shkurt 2021, 15:14

234 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2,405 personave të testuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se dy pacientë me Covid kanë humbur jetën, të moshës 51-59vjeç.

209 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 54.440 .

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 62.782 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1.528 kanë humbur jetën, ndërsa 6.814 janë ende të infektuar.

Shpërndaje te miqtë