Basha: Plani i PD-së zgjidhje për shëndetësinë

exit.al 9 Shkurt 2021, 14:53

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha sot në një deklaratë pêr shtyp se plani i tij për shëndetësinë do të jetë zgjidhja për shpëtimin e shëndetësisë.

Ai tha se Rama u detyrua të dalë 3 orë përpara gazetarëve për të mbuluar dështimin me “pandeminë dhe me shëndetësinë në përgjithësi”.

“Pandemia e nxorri zbuluar dështimin e Ramës me shëndetësinë sepse paratë i kanë cuar në tendera dhe koncesione”, tha Basha në një dalje për median, ditën e martë, nga selia e PD-së.

Ai tha se “sistemi shëndetësor është në kolaps, me numrin më të ulët të mjekëve për banorë, të testimeve, me mjekë dhe infermierë të keqpaguar”.

Basha e quajti Ramën “kryeTirja, të zhvat dhe nuk të jep bukën”.

Shpërndaje te miqtë