Calavera: Vendimi i Strasburgut forcon procesin e vetingut

exit.al 9 Shkurt 2021, 14:18

Ish Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera e konsideroi vendimin e Gjykatës së Strasburgut për ish anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, si guidë për institucionet e vetingut. Përmes një postimi në Twitter, Calavera tha se vendimi konfirmoi se shkarkimi i Xhoxhaj ishte i drejtë.

“Shkarkimi i Xhoxhajt i drejtë dhe propocional. Vendimi forcon procesin e vetingut dhe ofron një guidë per institucionet e vetingut.”

Calavera ka mbajtur postin e drejtueses së ONM, institucion i cili ka për qëllim të vëzhgojë procesin e vetingut ndaj magjistrantëve  dhe mund të japë rekomandime për të apeluar vendimet për shkarkim ose konfirmim në detyrë të magjistrantëve. Këto rekomandime i dërgohen Komisionerit Publik. Ky reagim i Calaverës erdhi pas vendimit të Strasburgut të dhënë ditën e martë kundër Xhoxhajt. Gjykata e Strasburgut rrëzoi padinë e Xhoxhajt, duke vlerësuar se organet e vetingut në Shqipëri janë krijuar në mënyrë të ligjshme. Xhoxhaj, e shkarkuar nga vetingu, ankimoi vendimin për shkarkim të KPK-së dhe KPA-së në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Për më shumë lexoni këtu.   Shpërndaje te miqtë