19-vjeçari Hasanaj pranon se ka qëlluar shefin e policisë bashkiake në Malësi të Madhe

exit.al 16 Tetor 2020, 09:31

19-vjeçari Ilirjan Hasanaj ka pranuar se ka qëlluar shefin e policisë bashkiake në Malësi të Madhe, Mentor Hasanaj dhe babait të tij Xhelal Hasanaj, në 11 tetor.

19-vjeçari është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrë, pas pesë ditësh në arrati.

Ai ka thënë se nuk ka qëlluar me paramendim, por ka qenë nën efektin e alkoolit.

Sipas tij, kur e ka ka parë të kalonte në rrugën Mentor Hasanajn, është kujtuar për një konflikt pronësie mes Mentorit dhe babait të tij dhe ka qëlluar pa u menduar gjatë.

Ngjarja për të cilët bëhet fjalë ndodhi në 11 tetor, në Shkodër.

Shpërndaje te miqtë