Lulzim Basha: Nuk mund të ketë zgjedhje të lira me Ramën kryeministër - Pikat kryesore të intervistës

exit.al 21 Tetor 2016, 09:40

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një intervistë për Top Channel, deklaroi se nuk mund të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme me Edi Ramën kryeministër.

Ai shprehu angazhimin e opozitës për të siguruar një proces zgjedhor të rregullt me një qeveri dhe kryeministër tjetër.

Më poshtë janë disa nga pohimet kryesore të Zotit Basha:

  • Prioriteti i Partisë Demokratike është që të sigurojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

  • Problemi për zgjedhje të lira dhe ndershme është vetë Edi Rama.

  • Edi Rama e ka treguar tashmë tre herë, në zgjedhjet e Korçës, në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar dhe në zgjedhjet e Dibrës se ai është shkatërrues i procesit politik, se ai ka frikë garën e ndershme elektorale.

  • [Kryeministrit Rama] e ka zëvendësuar këtë pa garë, ku në një anë ka opozitën, ka kandidatë, programe dhe nga ana tjetër ka një aleancë të çimentuar tashmë me krimin dhe drogën.

  • Zgjidhja është që të organizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri dhe një kryeministër që i garanton ato dhe jo me një kryeministër që është provuar që është shkaktari numër një i prishjes dhe kapjes së vullnetit popullor përmes krimit dhe drogës.

  • [Koalicioni opozitar] do të ndërmarrë të gjitha veprimet me mjetet demokratike, protesta, përballje, për të plotësuar këtë aspiratë; zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.

Shpërndaje te miqtë