"Unë nuk e quaj dot qytetarin e varfër të zonave më të thella të Shqipërisë as trafikant, as kolumbian siç bën opozita, pasi për shkak të varfërisë ai shkon në ngasje për të mbjellë kanabis. Për mua janë qytetarë shqiptarë me 1001 halle mbi supe, që 20 vjet nuk ja ka zgjidhur as politika dhe as pushteti.
Problemi real është varfëria, papunësia, padrejtësia dhe pabarazia. Këto janë problemet në themel që ne duhet të adresojmë dhe pastaj paralelisht edhe kanabisin."
Vetëm në ditët e fundit, disa media ndërkombëtare, ambasadori britanik Norman dhe ministri i Drejtësisë Manjani kanë pohuar se kultivimi i kanabisit në vend është rritur dhe po bëhet një problem serioz. Artikuj të lidhur: Gazetarët e RAI-it sjellin dëshmi të korrupsionit të policisë për të lejuar kanabisin Kryeprokurori antimafia i Leçes akuzon qeverinë shqiptare për drogën Reportazhi i AFP-së për kultivimin e kanabisit – Pikat kryesore Shpërndaje te miqtë
