16 protestues nën hetim pas protestës kundër vrasjes së Klodian Rashës

exit.al 11 Dhjetor 2020, 09:21

Të paktën 16 persona po hetohen në Korçë dhe në Bulqizë për shkak të protestave të enjten kundër vrasjes së Klodian Rashës.

Sipas Balkan Web, janë proceduar në gjendje të lirë 9 persona në Korçë dhe 7 në Bulqizë.

Ata akuzohen për oganizim të paligjshëm të protestave.

Ndërkohë në Tiranë po mbahen të shoqëruar 12 protestues.

Të enjten vijoi dita e dytë e protestave kundër vrasjes së Rashës.

Shpërndaje te miqtë