Shëngjin/ I vihet tritoli një lokali

exit.al 11 Dhjetor 2020, 09:02

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shëngjin.

Një lokal në pronësi të Liman Gjoka, 56 vjeç ka qenë objekt i sulmit. Autorët kanë vendosur tritol në lokalin e Gjokës.

Ngjarja ka ndodhur në Ranën e Hedhur. Deri më tani nuk raportohen të plagosur por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje, ndërsa policia po punon për të zbuluar autorët.

Shpërndaje te miqtë