Komisoni i Jashtëm i PE-së vlerëson se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet

exit.al 10 Dhjetor 2020, 23:06

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian ka vlerësuar se Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet për nisjen e negociatave.

Të enjten eurodeputetët diskutuan mbi projekt-rezolutën e raportueses Isabel Santos, mbi progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.

Ata thanë se nuk janë plotësuar parakushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Eurodeputeti Davild Lega ka qenë më kritku sa i takon Shqipërisë.

Duhet të ecet përpara me zbatimin e reformave. Vitet e fundit Shqipëria ka ecur dhe ka bërë punë në rrugën e saj të BE. Shqipëria ka bërë përpjekje të vazhdueshme në rrugën e saj të BE, por megjithatë  Shqetësimi jonë është që të përmbushen të gjitha kushtet para hapjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare”, ka thënë Lega.

Eurodeputeti, Mical Simecka veçoi  funksionimin e  Gjykatës Kushtetuese edhe të Lartë, si kusht për hapjen e negociatave.

Eurodeputetja franceze e grupimit të Demokratik dhe Identitar, Dominique Bilde u shpreh e shqetësuar për deklaratat sa i takon Shqipërisë së Madhe.

“Sa i takon deklaratave për Shqipërinë e madhe këto mund të shkaktojnë konflikte, mund të ndezin konflikte”, ka thënë Dominique Bilde.

Raportuesja në Parlamentin Europian, Isabel Santos ka prezantuar të enjten gjetjet e raportit mbi Shqipërinë, në një seancë të jashtëzakonshme të Komitetit mbi Punët e Jashtme në BE.

Raportuesja në BE gjatë prezantimit të saj tha se të gjitha kërkesat e Komisionit Europian drejtuar Shqipërisë duhet të plotësohen.

Raporti i Isabele Santos është ende draft i papërfunduar. Amendamente per ndryshimin e tij do të pranohen deri në datë 16 Dhjetor.

Shpërndaje te miqtë