150 të burgosur në burgun 313 nisin grevën

exit.al 7 Tetor 2020, 12:11

Rreth 150 të burgosur në burgun 313 kanë nisur grevë. Sipas Balkan ëeb, të burgosurit kërkojnë plotësimin e disa kushteve si mëposhtë:

  • T'ju lejohen takimet me familjaret,
  • Pëmbushja e kushteve higjienike,
  • Ndalimi i sjelljes së ashpër me kërcënime në ambientet e IEPV-së.

Të burgosurit deklarojnë se ushqimi që iu jepet është i njëjtë dhe skandaloz. Gjithashtu dhomat e tyre janë me insekte. Të burgosurit raportojnë se ata izolohen në rast se flasin.

Prej disa ditës të burgosurit dhe të arrestuarit në dhomat e paraburgimit në burgun e Peqinit dhe Reçit kanë nisur grevën e urisë, në shenjë proteste.

Shpërndaje te miqtë