Arrestohet një 31 vjeçar, transportonte emigrantë të paligjshëm

exit.al 7 Tetor 2020, 11:50

Një i ri është arrestuar, të mërkurën, në rrugën Pogradec-Qafë Thanë , teksa po trasportonte 4 emigrantë të paligjshëm drejt BE-së.

I riu, 31 vjeç, i kishte premtuar emigrantëve kalimin në vendet e BE-së kundrejt një pagesë. Ai i kishte transportuar emigrantët nga Tirana drejt Pogradecit, e më pas drejt pikës kufitare të Qafë Thanës.

Hetimet për të arrestuarin po kryhen nga prokuroria e Korçës.

Tashmë prej disa muajsh, ndihma dhe transporti i emigrantëve të paligjshëm është kthyer në një fenomen. Policia, kryesisht ajo e Korçës dhe Pogradecit, arreston çdo ditë persona, të cilët në shkëmbim të parave, iu premtojnë emigrantëve transport.

Shpërndaje te miqtë