Çfarë dimë deri tani për sulmet terroriste në Stamboll?

exit.al 29 Qershor 2016, 09:27

Stambolli, qyteti më i populluar dhe qendra ekonomike e Turqisë, u bë dje në mbrëmje shënjestër e sulmeve terroriste.

Ndërsa detajet e sulmeve dhe hetimeve po jepen në vazhdimësi, deri më tani dimë:

  • Tre kamikazë gjuajtën me kallashnikovë dhe më pas hodhën veten në erë, në aeroportin Ataturk, në Stamboll. Dy prej tyre vepruan në një pikë kontrolli në aeroport, ndërsa i treti u hodh në erë në parkimin e aeroportit.

  • Deri tani janë konfirmuar 41 persona të vrarë dhe 239 të plagosur.

  • Mes të vrarëve 14 janë të huaj: pesë sauditë, tre me dyshtetësi, një ukrainas, një iranian, një kinez, një tunizian, një uzbekistanez dhe një jordanez.

  • Në momentin e sulmit, aeroporti ishte në momentin e tij më të populluar me qytetarë.

  • Deri më tani, asnjë grup terrorist nuk ka pranuar zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin. Por zyrtarë të lartë turk shprehen se sulmet janë kryer nga Shteti Islamik ISIS.

  • Asnjëri prej kamikazëve nuk është identifikuar ende, por sërish sipas burimeve të policisë dyshohen se janë të huaj.

  • Kryeministri turk Binali Yildirim e shpalli ditën e sotme ditë zie kombëtare.

  • Fluturimet nga aeroporti Ataturk, i treti më i madh në Turqi, u pezulluan për pak orë dhe policia shtoi masat e sigurisë në rrugët e Stambollit. Pasdite, aeroporti është rihapur nën masa të rrepta sigurie.

Shpërndaje te miqtë