Ministri Tahiri dhe policia ironizojnë hetimet e prokurorisë për pajisjen e përgjimit

exit.al 8 Qershor 2016, 13:14

Në panairin e çuditshëm të policisë, ministria e Brendshme dhe policia kanë vendosur të bëjnë ironi dhe të përçmojnë shqetësimin publik lidhur me skandalin e pajisjes së përgjimit, si dhe hetimin e prokurorisë për këtë çështje.

Në hyrje të panairit të policisë, i cili është hapur dje dhe do të vazhdojë të qendrojë i hapur dhe sot, policia ka vendosur këtë tabelë:

2

 

Në mënyrë aspak etike dhe profesionale, edhe Kryeministri Rama e ministri Tahiri kanë publikuar sot foto bashkë me tabelën ironizuese për prokurorinë e gjykatat.

rama tahiri

Më të painteresuarit dhe indiferentët ndaj çështjes së përgjimeve, duket se janë vetë punonjësit e policisë, që për dy ditë kanë lujatur rolin e argëtuesve për publikun dhe jo të policëve për qytetarët. Ata duken të fokusuar veçanërisht tek helikopteri që policia ka ekspozuar në panair.

 

Shpërndaje te miqtë