"Ky Aliaj është fytyra e vërtetë e gjyqtarëve që ne nuk pranojmë e nuk duam.
Ky është fytyra e korporatës së korruptuar dhe shërbëtorëve politikë, sepse detyrën e kanë dhuratë nga pushteti edhe në kurriz të përdhunimeve e vrasjeve.
Ky gjyqtar, ky Aliaj që liron vrasës e përdhunues, që është shkarkuar dhe rikthyer në detyrë për shkaqe proceduriale.
Ky Aliaj që ka liruar vrasës e përdhunues, sot u shërben porositësve politikë.
Aliaj është përfaqësuesi i frontit të së keqes që përfshin prokurorët e gjyqtarët e qelbur nga koka që mbrohen nga shqupistë të qelbur nga koka që nuk duan reformën në drejtësi.
A keni dëgjuar se çfarë thonë? Duan vende të rezervuara. Çfarë janë vendet e rezevuara? Janë bunkeri i sigurtë për të futur dhe për të mbrojtur gjyqtarë të tipit Aliaj në sistemin e drejtësisë. Vendi i rezervuar është vend parkimi për gjyqtarë të korruptuar.
Flasin për drejtësi të pakapur, por unë nuk di njeri që ta dijë sot sistemin e drejtësisë të pakapur. Është drejtësia e kapur sot? Sigurisht që është. E kapur peng
Beteja jonë është kundër frontit të së keqes të atyre në sitemin e drejtësisë, gjykata e prokurori edhe në politikë, që nuk e duan reformën e drejtësisë.
Ne këtë betejë do të fitojmë me çdo çmim e çdo kosto."
Shpërndaje te miqtë
