PD akuzon ministrin Tahiri: Po mbron Durim Bamin, vrasësin me pagesë

exit.al 28 Maj 2016, 12:48

Partia Demokratike akuzoi sot ministrin Tahiri se ka marrë në mbrojtje Durim Bamin, i akuzuar si vrasës me pagesë.

Zoti Enkeljed Alibeaj në një konferencë për shtyp tha se Durim Bami, i cili është aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie” është parë i pajisur me armë e jelek antiplumb në një lokal në Nikël, në 21 maj.

"Me ndihmën e shefit të komisariatit, Erjon Ismaili, pjesë e grupit të besuar Shullazi-Tahiri, Bamit i janë ofruar lehtësi. Një nga ushtarët e tij është paraqitur dhe është lejuar ta marrë përsipër ai përgjegjësinë për armët dhe pajisjet e tjera të paligjshme”, tha Zoti Alibeaj.

Marrjen në mbrojtje të Durimi Bamit nga ministri Tahiri dhe policia, Enkelejd Alibeaj e quajti si një dëshmi tjetër për marrëdhënien e ngushtë që ministri Tahiri ka me banditë, trafikantë e vrasës.

Durim Bami dushohet se është vrasësi me pagesë që do të vriste deputetin Tom Doshi, në mars të vitit të kaluar.

 

Shpërndaje te miqtë