Partia Demokratike bojkoton për 10 ditë punimet në Kuvend

exit.al 28 Maj 2016, 12:36

Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë për 10 ditë në aktivitetet e Parlamentit. Vendimi u mor sot në mbledhjen e grupit parlamentar.

Kreu i grupit paralmentar  Edi Paloka tha se ky vendim u mor në shenjë proteste kundër vendimit të Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar nga Parlementi për 10 ditë deputetin Sali Berisha.

Zoti Berisha u përjashtu pas akuzave ndaj Kryeministrit Rama se ka ndryshuar emrin për shkak të hetimeve spanjolle.

Shpërndaje te miqtë