12 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

exit.al 11 Korrik 2021, 15:54

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të dielën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka patur ìviktima nga COVID-19.

Ndërkohë, nga testimi i  1 898 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 12 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 13 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në  105 457 raste.

Mbeten 133 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 857 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 264 pacientë kanë humbur jetën.

Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 64 276  qytetarë, ndërkohë që 253 858  të tjerë kanë marr të paktën një dozë.