Ndërron jetë 19-vjeçarja e plagosur në shpërthimin e hotelit në Velipojë

exit.al 11 Korrik 2021, 12:15

Ka ndërruar jetë vajza 19-vjeçare që mbeti e plagosur në shpërthimin e bombolës së gazit në një hotel në Velipojë në 4 korrik.

Vajza humbi jetën në Itali ku ishte dërguar sëbashku me 3 anëtarët e tjerë të familjes si pasojë gjendjes së rëndë të shkaktuar nga djegiet, raporton BW.

Nëna e saj, vëllai 12 vjeç dhe motra 15 vjeç janë ende në gjendje të rëndë.