PD: Edi Rama dhe Saimir Tahiri mbrojtën Arben Frrokun nga arrestimi

exit.al 29 Prill 2016, 11:59

Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri se kanë vonuar qëllimisht arrestimin e Arben Frrokut në Hollandë.

Ndalimi i Arben Frrokut ka nxjerrë zbuluar bashkëpunimin e dyfishtë të pikave kyçe të policisë, me bekimin e Tahirit dhe Edi Ramës, në arratisjen e të dënuarit dhe më tej, në favorizimin e tij për të shmangur drejtësinë. Ndalimi i Frrokut është bërë që me 6 mars. Por autoritetet shqiptare kanë vouar dërgimin e të dhënave në shtetin e BE-së,” deklaroi Enkelejd Alibeaj, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, në një deklaratë për shtyp.

Zoti Alibeaj shtoi se ishte denoncimi publik i ish-Kryeministrit Berisha ai që detyroi ministrin Tahiri dhe Edi Ramën të dërgojnë të dhënat që zbuluan se personi me dokumenta fallco në Hollandë ishte pikërisht Arben Frroku, i dënuari me burgim të përjetshëm në Shqipëri.

Kjo, sipas PD-së, tregon se qeveria Rama po sundon me krimin dhe po mbron kriminelët nga drejtësia.

Shpërndaje te miqtë