Kryeministri Edi Rama mbi deklaratat e ish-Kryeministrit Berisha - Pikat Kryesore

exit.al 22 Prill 2016, 13:00

Kryeministri Edi Rama komentoi sot, përpara mediave, thirrjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha, dje në Kuvend, për armatosjen e shqiptarëve për të mbrojtur veten.

Deklaratat kryesore të Kryeministrit ishin:

  • Nuk do t’ia vlente humbja e kohës me të nëse ky personazh qesharak nuk do të diktonte axhendën politike dhe komunikimin politik të PD-së.

  • Ka disa arsye për të hetuar Berishën si ish-kryeministër të vendit. Kjo e thirrjes së popullit për t’u armatosur është një arsye më shumë.

  • Berisha nuk është hetuar deri më sot për çfarë ka bërë, dhe as për çfarë tha dje për sa kohë reforma në drejtësi nuk do të zbatohet.

  • Saliu nuk e do reformën, Pikë. As PD nuk e do. Por ju siguroj se reforma do të kalojë ajo cfarë mbetet për të parë është me çfarë çmimi.

  • Ja pse arritën [PD dhe Sali Berisha] në kulm volumin e gënjeshtrave dhe akuzave për qeverinë dhe policinë për arrestimin e Shullazit.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh se parlamenti nuk u tregon shqiptarëve rëndësinë e ligjeve që miraton, por tregon pakufinë e ligjit.

"Shqipëria s’mund të jetë një vend tërësisht normal për sa kohë çfarë shkruhet në ligj nuk zbatohet," shtoi ai në fund.

 

 

Shpërndaje te miqtë