Prokuroria nis hetimet për gjyqtarët e çështjes së pronësisë së ish-hotel Vollgës

exit.al 22 Prill 2016, 12:15

Prokuroria e Durrësit nisi sot hetimin për tre gjyqtarët e Gjykatës së Durrësit që kanë gjykuar rastin e ndryshimit të pronësisë të ish-hotel Vollgës.

Gjyqtarët Vladimir Skënderi, Ndue Gjura dhe Dhurata Bilo dyshohen se kanë kanë vendosur në kundërshtim me ligjin tjetërsimin e pronësisë së ish hotelit. Ky vendim është marrë në vitin 2013, por çështja u bë publike pak ditë më parë pas arrestimit të Emiljano Shullazit. Ky i fundit dyshohet ta ketë marrë pronënësinë e objektit më anë të kërcënimive.

Prokuroria vendosi dje sekuestrimin e ish-hotelit dhe po kryen hetimet lidhur me vendimin e gjyqtarëve.

Shpërndaje te miqtë