Edmond Panariti: “Certifikata e pronësisë duhet të jetë në duart e atij që zotëron tokën bujqësore"

exit.al 19 Prill 2016, 11:26

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një takim me fermerët e Shkodrës, përfaqësues të bashkisë së Shkodrës dhe ALUIZNI-t për problemin e titujve të pronësisë së fermerëve, deklaroi se:

“Certifikata e pronësisë duhet të jetë në duart e atij që zotëron tokën bujqësore që pastaj të vijë tek ne të kërkojë mbështetje… . Mos e fusni në shinat e një debati politik, kjo u shërben të gjithë pozitës dhe opozitës, e cila kur nesër të jetë në pushtet do të gjejë një situatë krejt më ndryshe ku mund të zhvillojë”.

Fermerët thanë se titujt e pronësisë së tokës bujqësore janë të rëndësishme për zhvillimin e investimve në këtë sektor.

Zona e Malësisë së Madhe, në të cilën nuk ka vepruar ligji 7501, por ndarja e vjetër sipas kufijve, paraqet problemet më të mëdha - u shprehën përfaqësuesit e Bashkisë Shkodër.

Shpërndaje te miqtë