1000 të vdekur çdo ditë në Britani, nga Covid-19

exit.al 19 Qershor 2020, 20:03

Në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdekur 1000 persona, çdo ditë, për 22 ditë rresht, nga koronavirusi.

Dita me numrin më të lartë të vdekjeve është data 8 prill, me 1445 të viktima.

Ky numër mendohet të jetë më i lartë, sepse qeveria britanuke vetëm me datë 29 prill, filloi të numërojë edhe vdekjet nga Covid-19, në shtëpitë e kujdesit, dhe në rezidencat private.

Deri më sot më shumë se 32 mijë persona kanë vdekur në spital dhe mbi 16 mijë persona kanë vdekur në shtëpitë e kujdesit.

 

Shpërndaje te miqtë