Rama: Do adresojmë të gjitha sugjerimet e Venecias

exit.al 19 Qershor 2020, 17:21

Pas publikimit të opinionit ligjor të Komisionit të Venecias, kryeministri Edi Rama pohoi se do të adresohen të gjitha sugjerimet e Komisionit të Venecias në lidhje me paketën antishpifje. Në një postim në Twitter, Rama shkruan:

"Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi "Antishpifjen"!Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t'u mbrojtur nga Shpifja,si dhe detyrimin e çdo portali për t'u identifikuar si subjekt i ligjit."

Komisioni i Venecias më herët kundërshtoi paketën antishpifje me argumentin se i jep kompetenca të zgjeruara AMA-ës dhe ka sanksione të larta. Shpërndaje te miqtë