Meta kujton Migjenin: Vargjet e tij simbolizojnë revoltën popullore

exit.al 13 Tetor 2020, 14:35

Të ardhmes europiane të vendit, i është vendosur para një “Mal që s’bëzanë” sterrë i zi, i ngritur mbi shkatërrimin e shtetit dhe dinjitetit njerëzor, mbi korrupsionin e llahtarshëm dhe përdhosjen e çdo vlere kombëtare.

Kështu u shpreh presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook, ku kujtoi 109 vjetorin e lindjes së poetit Migjeni. Ai shkruan se vargjet e tij i përshtaten realitetit shqiptar dhe se simbolizojnë grushtin e fuqishëm të revoltës mbarëpopullore në çdo kohë, kundër së keqes, mjerimit, padrejtësisë, shfrytëzimit, dhunës, korrupsionit, arrogancës dhe mashtrimit politik. Shpërndaje te miqtë