Çfarë bënin policët në parkun e liqenit, sot?
Mbi çfarë baze ligjore ishin dërguar ata atje?
Me kërkesë të kujt u bë mobilizimi i policisë në mbrojtje të hunjve? Të Bashkisë Tiranë? Çfarë motivacioni kishte kërkesa?
Kush e drejtonte operacionin policor, sepse në operacion morën pjesë policë bashkiakë, të rendit dhe rrugorë?
Kush vendosi që policët të vendoseshin si gardh para hunjve?
Si ishin informuar dhe instruktuar policët, para se të merrnin këtë detyrë? Çfarë ju tha atyre se duhet të mbronin?
Dhe vërtetë, çfarë po mbronin policët? Zaptimin e paligjshëm të një parku publik? Veprimet e paligjshme të Kryebashkiakut Veliaj?
A do mbajë përgjegjësi kush për veprimet e dhunshme të policisë?
