Zhvillohet sot Samiti i Sofies me liderët e BE-së dhe Ballkanit

exit.al 10 Nëntor 2020, 09:27

Të martën, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Europës do të marrin pjesë në Samitin e Sofies, i cili do të zhvillohet virtualisht.

Tema kryesore e bisedimeve pritet të jetë i Përbashkët Rajonal si një Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.

Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa i pranishëm do të jetë dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Nga liderët e BE-së pritet të jenë të pranishëm kancelarja gjermane Merkel, presidenti francez Macron dhe eurokomisioneri për Fqinjësinë Varhelyi.

Shpërndaje te miqtë