Zgjidhet kryetari i ri i Akademisë së Shkencave

exit.al 4 Shtator 2017, 12:54

Gudar Beqiraj u zgjodh sot kryetar i ri i Akademisë së Shkencave. Nga 30 anëtarë të Akademisë, 27 votuan pro dhe 3 kundër. Më parë akademiku Beqiraj ka mbajtur postin e Zëvendës kryetarit të Akademisë.

Zëvendës kryetar i Akademisë u Zgjodh akademiku Korkuti, i cili më parë ka mbajtur postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Kundër mënyrës se zhvillimit të zgjedhjeve foli Artan Fuga, i cili i quajti ato zgjedhje farsë. Gjithashtu, nuk munguan edhe reagimet e Kryeminsitrit, i cili u shpreh se nëse Akademia nuk reformohet atëherë ai do të shkurtoje financimin e shtetit dhe do ti marrë godinën.