Zgjedhjet, KQZ përfundon regjistrimin e 45 partive, PD e partitë opozitare nuk regjistrohen

exit.al 13 Prill 2017, 10:24

45 parti janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit 2017. Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar dje regjistrimin e 13 partive të fundit që kishin aplikuar brenda 10 prillit, afatit të parashikuar me ligj.

Partia Demokratike dhe 22 parti opozitare të tjera nuk janë regjistruar. E vetmja parti që ka shprehur publikisht që nuk do të marrë pjesë në zgjedhje por që është pjesë e listë së partive të regjistruara është Partia Agrare Ambientaliste me kryetar Agron Dukën.

PAA ka depozituar një kërkesë për çregjistrim, por KQZ nuk e ka miratuar kërkesën.

Ndërkohë afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore është data 19 prill, ndërsa afati për regjistrimin e kandidatëve dhe listave shumëemërore është 5 maji.

Për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit janë regjistruar këto parti:

  1. Partia Socialiste të Shqipërisë me kryetar Edi Ramën;
  2. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim me kryetar Ilir Metën;
  3. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me kryetar Shqëtim Idrizin;
  4. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë me kryetar Agron Dukën (kërkesë për çregjistrim);
  5. Partia Lista e Barabartë me kryetar Ben Blushin;
  6. Partia Ligj dhe Drejtësi me kryetar Spartak Ngjelën;
  7. Sfida për Shqipërinë me kryetar Gjergj Bojaxhi;
  8. Partia Fryma e Re Demokratike, me kryetar Bamir Topin;
  9. Partia Socialdemokrate të Shqipërisë me kryetar Skënder Gjinushin;
  10. Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar me kryetar Eduart Ndocaj;
  11. Partia Demokracia Sociale me kryetar Paskal Milon;
  12. Partia Socialiste e Vërtetë 91”, me kryetar Petro Koçin;
  13. Partia G99 me kryetar Redi Shtinon;
  14. Partia e të Drejtave të Mohuara me kryetar Ilir Vatën;
  15. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve me kryetar Ymer Kurtin;
  16. Partia Rruga e vërtet Shqiptare, me kryetar Muharrem Dodën;
  17. Partia Shqiptare Atdheu me kryetar Kreshnik Osmanin;
  18. Partia Ardhmërija Shqiptare, me kryetar Emin Subashin;
  19. Partia Reformatore Demokratike, me kryetar Skender Halilin;
  20. Partia e Pajtimit Kombëtar, me kryetar Spartak Dobin;
  21. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, me kryetar Edmond Themelkon;
  22. Partia Aleanca Popullore për Drejtësi, me kryetar Bilal Kolën;
  23. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostolin;
  24. Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi me kryetar Edmond Petraj;
  25. Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori me kryetar Preng Cuni;
  26. Partia Aleanca Popullore me kryetar Artur Dojaka;
  27. Partia Socialpuntore Shqiptare me kryetar me kryetar Ramadan Ndreka;
  28. Partia Forca Rinia me kryetar me kryetar Dritan Broka;
  29. Partia e Gjelbër me kryetar Edlir Petanaj;
  30. Partia Fronti i Majtë me kryetar Marko Dajti;
  31. Partia Kristian Demokrate me kryetar Dhimitër Muslia;
  32. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë me kryetar Zef Bushatin;
  33. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare me kryetar Eduard Abazi;
  34. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar me kryetar Afrim Jeshili;
  35. Partia Unitetit Kombëtar me kryetar Idajet Beqiri;
  36. Partia Socialiste të Moderuar me kryetar Gjergji Koja;
  37. Partia Emigracioni Shqiptar me kryetar Kostaq Papa;
  38. Partia e Mirëqenies Popullore Shqiptare me kryetar Vladimir Lulaj;
  39. Partia Komuniste e Shqipërisë me kryetar Qemal Cicollari;
  40. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet me kryetar Kujtim Muça;
  41. Partia Arbnore Kombëtare me kryetar Gjet Ndoj;
  42. Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë me kryetar Osman Mema;
  43. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen me kryetar Kristo Kiço;
  44. Partia e Punës së Shqipërisë me kryetar Muharrem Xhafa;
  45. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë me kryetar Kadri Isufaj.

Shpërndaje te miqtë