Sipërmarrësit austriakë: Shqipëria nuk është vend tërheqës për të investuar - Pikat kryesore të vrojtimit

exit.al 12 Prill 2017, 16:25

72 për qind e sipërmarrësve austriakë në Shqipëri nuk janë optimistë se situata e keqe ekonomike do të përmirësohet në të ardhmen dhe 29 për qind mendojnë se Shqipëria nuk është vend tërheqës për investime. Këto janë disa nga përfundimet e vrojtimit të realizuar nga Advantage Austria Albania, shkruan Revista Monitor.

Në Shqipëri numërohen 50 kompani austriake me 2 800 të punësuar dhe rreth 500 milionë euro investime direkte

Vrojtimi, i kryer në periudhën shtator-tetor 2016, ndër të tjera, tregon se:

  • 29 për qind e sipërmarrësve austriakë mendojnë se Shqipëria është një treg për të cilin sipërmarrësit austriakë kanë tërheqje shumë të ulët për investime direkte.

  • 43 për qind e sipërmarrësve austriakë mendojnë gjatë vitit 2016, situata ekonomike në Shqipëri është përkeqësuar; 72 për qind e tyre mendojnë se viti 2017 nuk do të sjellë ndryshime.

  • 52 për qind e sipërmarrësve austriakë shprehen se zgjedhjet e qershorit 2017 nuk do të ndikojnë pozitivisht në situatën ekonomike të vendit.

  • Problemet kryesore që sipërmarrësit austriakë hasin në Shqipëri janë: korrupsioni, mungesa e sundimit të ligjit, burokracia.

  • Shumica e tyre mendojnë se reforma në drejtësi do të kthejë besimin tek sipërmarrësit dhe do të nxisë investimet.

  • Kryesisht, sipërmarrësit austriakë në Shqipëri kërkojnë stabilitet, siguri e situatë të mirë financiare.

Dy muaj më parë, dhe nga vrojtimi i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) me 70 sipërmarrrës të huaj dolën në pah të njëjtët përfundime: Shqipëria nuk është një vend i favorshëm për të bërë biznes dhe se korrupsioni është problemi kryesor për këtë.

Shpërndaje te miqtë