Zbatimi i marrëveshjes politike krijoi ndryshime në administrimin e zgjedhjeve dhe rezultoi në një zbatimin selektiv dhe të paqëndrueshëm të ligjit.
Numri i votuesve u rifreskua me personat të cilët mbushën 18 vjeç deri në 25 qershor, duke bërë që këto lista të mos publikoheshin në qendrat e votimit ose të publikohehsin me vonesë.
Publikimi i vonuar i listës përfundimtare të votuesve dhe moslajmërimi i votuesve kufizoi këqyrjen e kujdesshmë të listës së votuesve.
Kryetari i KQZ-së u vendos nga Kuvendi me një proces të hapur aplikimi. Por në 22 maj si pjesë e marërveshjes politike ai u zëvendësua me një person tjetër, vetëm 35 ditë para zgjedhjeve, duke tejkaluar ligjin.
KQZ nuk mori masa për të qartësuar paqartësitë e lidhura me legjislacionin e ri të ndryshuar pas marrëveshjes dhe disa nga vendimet e saj nuk ishin të bazuara në ligj.
Procesi i regjistrimit të kandidatëve vuajti nga zbatimi selektiv dhe i paqëndrueshëm i ligjit dhe ishte, disa herë, i bazuar më shumë në marrëveshjen politike se sa në ligj.
Të gjitha amendamentet ligjore të arritura nga marrëveshja u votuan brenda ditës, në kundërshti me procedurën kushtetuese. Procesi nuk ishte transparent dhe nuk u këshilluan me palët e interesuara.
Ndryshimet legjislative në moment të fundit sigurisht që minuan qëndrueshëmrinë e kuadrit ligjorë sepse disa nga masat e reja nuk u harmonizuan me Kodin Zgjedhor.
Shpërndaje te miqtë
