Komiteti rekomandon që Asambleja të mos pranojë listën e kandidatëve për shkak se procedurat kombëtare për përzgjedhjen e tyre nuk ishin në përputhje me standardet e kërkuara nga Asambleja dhe Komiteti i Ministrave.
Mbi këtë rekomandim, më 11 teotor 2016, PACE rrëzoi në bllok listën e kandidatëve, që përfshinte Sokol Berberin, Gent Ibrahimin dhe Ina Ramën—e cila ndërkohë është bërë anëtare e Kolegjit të Apelimit të vetingut. Përpjekja e dytë nga qeveria shqiptare për të propozuar kandidatët u bë më 14 mars 2017. Këtë herë qeveria propozoi Aurela Anastasin, Sokol Berberin dhe Aleksandër Muskajn. Të tre kandidatët u intervistuan nga Komiteti më 6 prill, i cili rekomandoi:Duke qënë se asnjë nga kanddiatët nuk është mjaftueshëm i kualifikuar, Komiteti rekomandon rrëzimin e listës nga Asambleja dhe t’i kërkohet Qeverisë së Shqipërisë të paraqisë një listë të re kandidatësh.
Më 13 prill 2014, PACE rrëzoi sërish tre kandidatët e paraqitur nga Shqipëria. Është e qartë se qeveria preferon zgjedhjen e Sokol Berberit, por duket se ka vështirësi për gjetjen e dy kandidatëve të tjerë që të jenë alternativë e mirë përballë tij. Berberi është ish-gjykatës i Gjykatës Kushtetuese, i cili dha dorëheqjen më 15 shtator 2016, ndërkohë që mandati i tij kishte mbaruar që në prill, por vazhdoi të qëndronte në detyrë në pritje të zgjedhjes së zëvendësuesit të tij nga Kuvendi. Sidoqoftë, ai vendosi të dorëhiqet, kur vërejti se “instituciojet qendrore” treguan “mungesë vullneti” për zgjedhjen e pasuesit të tij. Tani duket se qeveria tani po tregon “mungesë vullneti” për të zgjedhur një gjykatës të ri në Gjykatën e Strasburgut. Ky është rasti i parë në historinë e Gjykatës së Strasburgut që një vend dështon të zgjedhë gjykatësin e tij në Gjykatën e Strasburgut edhe pas tre raundesh. Edhe me dy refuzimet e para, Shqipëria kishte hyrë në një grup të vogël vendesh kandidaturat e të cilit ishin refuzuar dy herë rrjesht nga PACE. Tani, Shqipëria ka bërë histori duke qenë i vetmi vend që ka dështuar tre herë. Shpërndaje te miqtë
