"Raportet fillestare përmbajnë informacion të brendshëm mbi planin e punës për periudhën pasuese (listën e aktiviteteve, rezultatet e pritshme dhe treguesit objektivë, të matshëm dhe të verifikueshëm të arritjeve (treguesit SMART/CREAM/RACER). …[K]ëto raporte (p.sh. raportet e përparimit) përveç të tjerave i referohen zbatimit të projektit të përfituesit dhe përmbajnë informacion të zgjeruar mbi metodologjinë dhe aktivitetet e detajuara, afatet kohore dhe modalitete të tjera operacionale të cilat u parashtruan fillimisht në projekt-propozim dhe prandaj përbëjnë informacion të brendshëm të konsorciumit."
Me të vërtetë, Raporti Fillestar hedh dritë mbi personelin drejtues të EURALUS, i cili, pavarësisht se është paraqitur si një mision i ndihmës teknike për drejtësi që drejtohet nga një konsorcium teknik profesional, rezulton në fakt se është një institucion tërësisht i politizuar. Në Raportin Përfundimtar (Shtator 2014-31 Maj 2017) thuhet:"Kështu, EURALIUS ka luajtur një rol kritik në të gjitha fazat e punës së reformës në bazë të të gjitha kërkesave përkatëse të planit të pranimit të BE-së. Me miratim të Komitetit Drejtuese dhe të EUD-së [Delegacionit të BE-së], EURALIUS i ka kushtuar burime dhe përpjekje të mëdha të projektit reformës në drejtësi, gjatë gjithë periudhës së misionit të tij. […] Me të vërtetë, EURALIUS i zbatoi çdonjërin prej rreth 70 aktivitete që ju caktuan atij nga Delegacioni i BE-së dhe Komiteti Drejtues."
Sidoqoftë, raporti nuk jep asnjë informacion se cilët janë anëtarët e këtij “Komiteti Drejtues”—çfarë të kujton rastin e Bordit të Menaxhimit të Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Edhe dokumentat e tjera që kemi marrë nga Komisioni Evropian, përfshi kontrata e EURALIUS IV, i kanë emrat e anëtarëve të mbuluara me të zezë kudo dhe në çdo rast. Sidoqoftë, Raporti Fillestar na jep një pamje të qartë se nga cilët është drejtuar EURALIUS prej vitit 2014. Mes anëtarëve të tij fillestarë janë Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, ish-Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, ish-kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe Ministri i tanishëm i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i akuzuar së fundmi për mbrojtjen e të vëllait një narkotrafikant i dënuar në Itali, si dhe Maksim Haxhian, Kryetar i Dhomës së Avokatëve, njëkohësisht avokati i ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për pjesmarrje në një grup të organizuar kriminal, dhe i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, që kaloi vetingun në mënyrë të dyshimtë. Dhe, gjëja që dallon më shumë, si vëzhgues të Komitetit Drejtues janë, ndër të tjerë, pikërisht Bashkim Dedja dhe Saimir Tahiri. Duhet theksuar se Komiteti Drejtues nuk ka asnjë anëtar nga opozita. Pra, këta janë njerëzit të cilët në mënyrë të vazhdueshme janë mbuluar nga Komisioni Evropian, i cili dëshiron të fshehë realitetin se një projekt i financuar nga taksat e qytetarëve europianë me qëllim transformimin e sistemit shqiptar të drejtësisë është në fakt “i drejtuar” nga disa prej personave më të korruptuar, si dhe elementë kriminalë në politikën shqiptare. Në fakt, Komiteti Drejtues ka patur ndikim të madh në mënyrën si EURALIUS ka zhvilluar aktivitetin e tij, që tani shpjegon edhe “opinonin ligjor” të shkruar në dhjetor 2017. Këto njerëz në Komitetin Drejtues thjesht e kanë urdhëruar EURALIUS ta shkruajë opinionin. Pra, avokati i Saimir Tahirit ka mbikqyrur ekspertët që kanë shkruar opinonin ligjor, i cili mundësoi emërimin e Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme, e cila do të shqyrtojë çështjen kundër Tahirit. Pra, në total, ndërsa ne po vendosim dhe lidhim bashkë të gjitha provat e dokumentuara, arsyeja pse Reforma në Drejtësi ka shkatërruar tërësisht çdo mundësi për patur një sistem të pavarur drejtësie po bëhet gjithnjë e më e qartë. Shpërndaje te miqtë
