Zbulohet rasti i parë në Francë me koronavirusin e ri

exit.al 26 Dhjetor 2020, 09:59

Një qytetar francez rezultoi i infektuar me kornavirusin e ri, duke u bërë kështu rasti i larë në Francë.

Qytetari u testua dy ditë pasi ishte kthyer nga Britania e Madhe dhe rezultoi pozitiv me Covid-19. Ndërkohë ai ju nënshtrua dhe testit specifik dhe rezultoi pozitiv me variantin e ri të koronavirusit.

Ministri francez i shëndetësisë deklaroi se rasti i parë është në Tours, një rrethinë e Parisit. Ai pohoi se gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

Franca është ndër të paktat vende, e cila nuk ka mbyllur kufirin me Britaninë e Madhe.

Të gjithë qytetarë francezë dhe europianë mund të shkojnë në Britaninë e Madhe mjafton të kenë një test negativ nga Covid-19 i 72 orëve të fundit.

Shpërndaje te miqtë