Mbërrijnë dozat e para të vaksinës në Greqi

exit.al 26 Dhjetor 2020, 09:07

Rreth 9750 vaksina kundër Covid-19 kanë mbërritur mëngjesin e së shtunës në Greqi.

Kjo është doza e parë nga totali prej 83,850 vaksinash.

Greqia do të nisë vaksinimin e popullsisë me 27 dhjetor ku të parët që do të vaksinohen janë mjekët.

Me 27 dhjetor do të vaksinohen të parët Presidentja Katerina Sakellaropoulou dhe Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

 

Shpërndaje te miqtë