“E mirëpres padinë e PD dhe e inkurajoj SPAK-un që ta hetojë me përparesi këtë akuzë sepse sot qytetarët kanë shumë nevojë për qartësi.
[…] i takon SPAK-ut të hedhë dritë mbi këtë çështje me të gjithë urgjencën që dikton situata e luftës [epidemisë] ku jemi.
Kemi bërë çdo gjë sipas ligjit e procedurës dhe jam optimiste se në fund të hetimit qytetarët do të kuptojnë qartë si drita e diellit se kjo akuzë s’është veç rivënia në skenë e versionit më të fundit të Babales.”
PD ka kallëzuar në SPAK Ministren Xhaçka, anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe dy kompani private. Opozita akuzon Ministren se duke shfrytëzuar procedurat e emergjencës ia ka dhënë furnizimin me ushqime, me tender të paracaktuar dhe pa garë, kompanisë Eurovia dhe Xpert Systems, të cilat deri 6 ditë përpara tenderit nuk e kishin të deklaruar në veprimtarinë e tyre tregtimin e ushqimeve.
