Xavi Hernandez infektohet me Covid-19

exit.al 25 Korrik 2020, 16:14

Ish-futbollisti i njohur i Barcelonës Xavi Hernandez është infektuar me Covid-19. Përme një postimi në Instagram, Hernandez ka njoftuar:

"Sot nuk do të jem i disponueshëm për ekipin tim në rikthimin e kampionatit. David Prats do të jetë atje për të më zëvendësuar dhe do të udhëheqë stafin teknik.

Pak ditë më parë, pas testeve të bëra nga liga e futbollit të Katarit, kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Fatmirësisht ndihem mirë, por do të izolohem derisa të dal i pastër."

Hernandez është aktualisht trajner i ekipit Al-Saad në Katar. Shpërndaje te miqtë