Mbi 30% e pacientëve me koronavirus vuajnë nga simptomat edhe pasi janë shëruar

exit.al 25 Korrik 2020, 15:37

Të infektuarit me koronavirus mund të vuajnë nga simptomat e virusit për javë të tëra, edhe pasi janë negativizuar. Ky është përfundimi i një studimi nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Qendra anketoi 292 njerëz që ishin infektuar dhe 35 për qind e tyre thanë që ata, edhe pas 2-3 javësh që kishin rezultuar të shëruar, vuanin nga disa prej simptomave dhe ende nuk ishin kthyer në gjendjen e tyre të mëparshme shëndetësore.

Shumica e atyre që vazhdonin të kishin simptoma i përkisnin grupmoshave të mëdha, por edhe të rinj të shëndetshëm u shprehën se nuk ndiheshin mirë dhe pas disa javëve.

Amerika vazhdon të jetë vendi me më shumë të infektuar dhe viktima me koronavirus në gjithë botën: me mbi 4,1 milionë të infektuar dhe mbi 145 mijë viktima.

Shpërndaje te miqtë