Wizzair nis fluturimet direkte me 6 vende të reja

exit.al 15 Mars 2021, 16:05

Linja ajrore Wizzair ka njoftuar nisjen e gjashtë itinerare të reja nga Tirana, 28 maj 2021. Itineraret e reja janë Malmo, Stokholm, Pescara, Genova dhe Roma Ciampino.

Wizzair hapi degën e saj në Tiranë më pak se një vit më parë dhe nisi fluturimet me 15 vende.

Linja ajrore u shpreh se ata do të ndihmojnë në rritjen e turizmit në vend dhe do të krijojë 30 vende të reja pune.

WizzAir tani do të ofrojë 27 fluturime për në nëntë vende të botës, direkt nga Tirana.

Shpërndaje te miqtë