Meta kujton 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA

exit.al 15 Mars 2021, 13:50

Presidenti Ilir Meta kujtoi sot 30 vjetorin e vendosjës së marrëdhënieve diploamtike Shqipëri-SHBA.

Në një postim në Facebook, Meta shkroi se kjo datë shënon “një moment për të nderuar ata mijëra shqiptarë, të cilët sakrifikuan jetën e tyre duke besuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë, të evokuara nga ky vend i madh”.

Ai foli sërish për garantimin e zgjedhjeve të lira në vend duke u shpehur se “kjo ngjarje e shënuar u forcon shqiptarëve besimin në parimin themelor të çdo shoqërie demokratike, zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.